Nesër ndizen dritat e Pemës së Krishtlindjes në Libohovë, Bashkia fton qytetarët të marrin pjesë

10-christmas-wallpapers-free-christmas-tree-with-lights-and-balls-blue-background-wallpaperDritat e Pemës së Krishtilindjes në Libohovë do të ndizen nesër.

Kështu njofton Bashkia Libohovë përmes një mesazhi të shpërndarë në faqen e saj në Facebook.

Bashkia fton qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, ndërsa thekson se gjatë këtyre festave secili prej nesh duhet të tregohet solidarë me njerëzit në nevojë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Nesër në orën 17:00 në sheshin përballë sarajeve të Mufid Bej Libohovës, do të organizohet ceremonia e ndezjes së dritave të Pemës së Krishtlindjeve. Me këtë rast është programuar edhe një aktivitet i shkurtër festiv nga nxënësit e Libohovës. Ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj ngjarje të gëzueshme. Krishtlindjet dhe Viti i Ri e bëjnë dhjetorin një prej muajve më të veçantë të vitit. Bashkë me dritat e pemës dhe atmosferën festive që shoqëron këtë muaj, secili prej nesh duhet të ndezë brenda vetes edhe dritën e solidaritetit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë.