Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Në orën 3:00 të ditës së diel, akrepat e orës do të zhvendosen mbrapa 60 minuta, duke vendosur rregullin e ri, orar i cili do të qëndrojë në fuqi për pesë muaj, deri në datën 27 mars të vitit të ardhshëm.
Kështu, sistemi i kohës që po përdorim aktualisht, do të na lërë lamtumirën gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke na kthyer në kohën diellore, e cila shënon edhe hyrjen e vërtetë në dimër.
Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.
Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.
Shumë vende e pasuan Britaninë e Madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.
Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.