Nesër nis aplikimi për Lotarinë Amerikane. Rregullat që duhet të dini
Nesër në orën 18:00 me orën tonë nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, ndërsa në faqen e Departamentit të Shtetit dhe ambasadës së SHBA-ve në Tiranë janë publikuar të gjitha hapat që duhen ndjekur dhe aty ku duhet bërë kujdes.
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).
Nuk duhen përdorur fotografinë e vitit të kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.
Ju duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm për të plotёsuar regjistrimin tuaj E-DV:
1. Emrin – mbiemrin, emrin, emrin e mesit – ekzaktësisht siç shkruhet në pasaportë. Mos vendosni emrin e babait si emёr mesi, por vendosni N/A.
2. Datën e lindjes – ditë, muaj, vit.
3. Gjininë – mashkull ose femër.
4. Qytetin e lindjes.
5. Shtetin e lindjes – Përdorni emrin me të cilin njihet aktualisht shteti ku keni lindur.