Nesër ora 11:00, grupe folklorike nga Kosova e Mali i zi performojnë në Libohovë
October 1, 2016
Edhe dy grupe të tjera që po marrin pjesë në festivalin “Argjiro Fest” në Gjirokastër, do të vijnë nesër në Libohovë për të performuar në një koncert të shkurtër.
Sipas njoftimit të bashkisë bëhet fjalë për një grup nga Mali i Zi dhe një nga Kosova.
“Pas performancës së sotme të grupit të valltarëve nga Tetova, nesër në Libohovë do të jenë të pranishëm për të dhënë një koncert grupi “Don Gjon Buzuku” nga Ulqini dhe grupi “Shota” nga Kosova. Këto grupe ndodhen në Gjirokastër për të marrë pjesë në festivalin “Argjiro Fest”, i cili sivjet ka edicionin e tij të shtatë. Ju mirëpresim nesër në Qendrën Kulturore të Libohovës, ora 11:00”, thuhet në njoftim.
|Libohova Online|