Nesër prezantohet drejtori i ri i ALUIZNI-t në Gjirokastër

Drejtori i ri i ALUIZI-t në Gjirokastër do të jetë Nertil Nebiaj. Prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë mesditës së nesërme. Nebiaj zëvendëson në këtë detyrë Klodian Mickën. Por në muajin qershor ALUIZNI do të bashkohet me Hipotekën.

Të paktën kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë javës së shkuar. Nertil Nebiaj ka qenë më herët jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, por u shkarkua rreth një vit më parë.

Ai ka mbaruar studimet në Universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Mban gjithashtu edhe postin e kryetari të PS-së në Lunxhëri.

©Libohova Online