Nga 1 janari rritet çmimi i pasaportave/ Zgjidhet çështja e Toponimeve

pasaportaaaQë nga 1 janari 2015, pasaportat dhe kartat e identitetit do të kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT, pas 5 viteve të para në masën 20 %, duke reflektuar inflacionin.

Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushton 6 mijë lekë, nga 1 janari 2015, do të kushtojë 7500 lekë. Çmimi rritet dhe për kartat ID, nga 12 mijë në 1500 lekë.

Kompania ALEAT ka njoftuar se kuponat për pasaportat ishin të vlefshme deri në 30 dhjetor 2014 dhe nuk mund të jenë aktive për pasaportat e reja që prodhohen vitin tjetër, ka mësuar TemA.

Pasaportat e reja nga 1 janari i ardhshëm do të kenë aktiv informacionin elektronik, çka do të thotë se nuk do të jetë më i nevojshëm marrja e vërtetimeve shtesë kur qytetari kërkon shërbime.

Që nga 1 nëntori 2014, është zgjidhur ndërkohë edhe problemi i Toponimeve.

Mijëra shqiptarë të lindurit në Greqi bllokoheshin në pikat e kufirit, apo u refuzohej kalimi, për shkak të toponimit të vendlindjes së shkruar në pasaportë. Zgjidhja e negociuar nga 2 qeveritë, është shkrimi vetëm i emrit të shtetit ku ka lindur qytetari, bazuar në simbolet e rregjistruara në OKB.

Në 31 dhjetor 2014, ALEAT ka pezulluar jo vetëm aplikimin por edhe shpërndarjen e pasaportave për shkak të inventarizimit.

Libohova Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *