Nga 1 shtatori shqiptarët me internet 4G

5783GMobileInternetPlansNga 1 shtatori qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të navigojnë më lehtë dhe më shpejt në internet, falë teknologjisë 4G.

Kreu i AKEP, Piro Xhixho gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese tha te henen se,  kompanitë celulare do të kenë mundësi të ofrojnë për klientet e tyre këtë teknologji duke nisur nga shtatori.

Xhixho tha se, “Vendimi AKEP është në përputhje me vendimin e qeverisë dhe parashikon qe  me 1 shtator 2015,   ti jape mundësi të gjithë operatorëve të përdorin frekuencat ekzistuese bazuar në neutralitetin teknologjik, për tu futur menjëherë me 4G”.

Xhixho, konfirmoi se në korrik do të hyjë në fuqi njehsimi i tarifave, në bazë të të cilit çdo thirrje brenda jashtë rrjetit do të ketë çmim të njëjtë.

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare vuri ne dukje se në  vitin 2014,jane perdorur  3.5 milionë karta SIM nga qytetarët shqiptarë, megjithatë fitimet e kompanise celulare janë reduktuar me 13 përqind.