Nga 5 Maji në 18 Shtator, çfarë ka ndryshuar mes Flamur Bimes dhe Flamur Golemit (FOTO)
Homazhet që u zhvilluan sot në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës, kishin edhe një detaj tjetër që s’mund të mos binte në sy.
Në dallim nga homazhet e 5 Majit, kur Flamur Bime dhe Flamur Golemi ishin krah njëri-tjetrit, sot ata u panë të ndarë. Të paktën kështu dukej në fotot e shpërndara nga Bashkia Gjirokastër në Facebook apo edhe në kronikat televizive të mediave lokale. Përse ky distancim?
Përplasja mes tyre zë fill që në momentin e zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë të PS-së. Flamur Bime pretendonte të kishte vend në këtë listë, por Edi Rama e la jashtë duke përzgjedhur Flamur Golemin, i cili më pas fitoi mandatin e deputetit më 25 qershor. Gjatë gjithë fushatës elektorale, marrëdhëniet Bime-Golemi kanë qënë pothuajse të ngrira.
Prefekti nuk u bë fare pjesë e fushatës së socialistëve, ndërsa këta të fundit madje e akuzuan se nuk po punonte për PS-në. Kujtojmë këtu deklaratën e Bledi Çuçit në studion e Alpo Tv. Dhe me ç’duket nga ceremonia e sotme, Flamur Bime vazhdon të jetë i ‘qejfmbeturi’ i madh me Flamur Golemin e sigurisht me Partinë Socialiste. Më poshtë foto e 5 Majit 2017 dhe fotot e ceremonisë së sotme, 18 Shtator 2017.
/ArgjiroLajm.net/