Nga Sefedin Braho te botuesi i gazetës “Libohova”, emrat që u dekoruan sot nga presidenti Nishani

Gjatë vizitës së sotme në Gjirokastër, Presidenti Bujar Nishani dekoroi me titullin: “Mjeshtër i Madh” 8 intelektualë gjirokastritë të spikatur në disa fusha të artit, shkencës dhe kulturës.

Të dekoruarit janë piktori Bashkim Ahmeti, muzikanti Naxhi Kasoruho, ish futbollisti i Kombëtares në vitet ’70 dhe i Luftëtarit Sefedin Braho, regjisori dhe krijuesi i Teatrit Profesionist të Gjirokastrës Bernard Kokalari, si dhe Lefter Dilo, Sokrat Kalivopulli, Sotiraq Paskali e Sulejman Isufati (botuesi i gazetes “Libohova”).

Ceremonia e organizuar me këtë rast u zhvillua në teatrin “Zihni Sako”. Më herët gjatë ditës kreu i shtetit mbajti një leksion me temë “Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian dhe Sigurisë” në universitetin “Eqerem Çabej”