Nga sot, gjoba për kalim semafori me të kuqe është 20-30 mijë lekë të reja

SemaforDuke filluar nga dita e sotme, kush kalon me të kuqe semaforin do të gjobitet nga 20 deri në 30 mijë lekë të reja. Nëse shkelja e semaforit do të përsëritet brenda 2 vjetësh, gjoba do të jetë nga 50 mijë në 100 mijë lekë dhe do të shoqërohet me pezullim të lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj. Këto janë sanksionet e reja që hyjnë në fuqi sot, pas ndryshimit që iu bë Kodit Rrugor.

Një detyrim tjetër për drejtuesit e automjeteve është pajisja me ndenjësen e posaçme për fëmijë deri në 12 – vjeç. Miratimi i këtij niveli të lartë gjobe u shoqërua me debate në komisionin parlamentar, pasi jo të gjithë deputetët ishin pro këtyre sanksioneve. Në fakt, 300 mijë lekë vjetra gjobë, është pak a shumë sa rroga mesatare në Shqipëri.