Nga zgjedhjet në zgjedhje, kush do të jetë kryetari i ri i PS Gjirokastër?

Partia Socialiste në Gjirokastër ka mbledhur sot Asamblenë e saj për t’i hapur rrugë procesit të analizës së rezultatit në çdo organizatë socialiste (OS) në Bashkinë Gjirokastër, si zgjedhjeve të reja në radhët e këtyre strukturave.

Burime të ArgjiroLajm.net thonë se në ato organizata ku nuk u arrit objektivi elektoral, kryetari do të largohet, për t’i hapur rrugë votimit të një emri tjetër.

Procesi i zgjedhjeve nis më 15 shtator dhe përfundon më 10 tetor. Pritet që në këto zgjedhje të dalë edhe emri i ri i PS Gjirokastër, për të zëvendësuar Flamur Golemin, i cili fitoi mandatin e deputetit më 25 qershor.

Deri më tani nuk dihet cilët janë kandidatët për këtë post, por përfliten disa emra në radhët e drejtuesve të PS-së gjatë mandatit të parë qeverisës. Mbledhja e sotme drejtohej nga kryetari në ikje i PS, Flamur Golemi.

/ArgjriroLajm.net/

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor