Ngjarja e mistershme/ Çfarë fshihet pas 4 iranianëve të kapur nga Policia e Gjirokastrës?
Policia Kufitare e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 janë banues në Dibër e Kosovës, ndërsa 4 të tjerë janë nga Irani.
Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se shqiptarët u kanë dhënë ndihmë 4 iranianëve për të kaluar në kufirin me Greqinë.
Mbetet me paqartë se si kishin hyrë në Shqipëri shtetasit iranian dhe çfarë aktiviteti apo misioni ata kishin në vendin tonë.
Kujtojmë që Shqipëria është në shënjestër të shërbimeve të fshehta iraniane, pasi në vendin tonë strehohen prej kohësh mijëra muxhahedinë, të njohur si grupi i opozitës iraniane që kundërshton regjimin e Ajatollahëve.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.
Më datë 30.09.2017, rreth orës 20:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.K, M.M, L.I, A.F, F.F, H.T dhe Y.M, vjeç 44, 17, 38, 22, 43, 30 e 32, banues në Dibër, Kosovë dhe 4 në Iran, pasi dyshohet se rreth orës 06:30, pranë piramidës 32, tre shqiptarët ju kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror nga Shqipëria në Greqi, 4 iranianëve. Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.