Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, 35-vjeçarja gjendet pa jetë në banesë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjirokastra. 35- vjeçarja Alba Taho është gjetur e pajetë në banesë. Fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës vinin aroma të rënda. Ajo kishte ndërruar jetë prej ditësh, pasi trupi ishte pjesërisht i dekompozuar.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.