Ngjarje e rëndë në Lunxhëri/ I ftohti i merr jetën djalit, në gjendje të rëndë babai
January 12, 2017
Në rang vendi ka shkuar në 9 numri i personave që kanë humbur jetën këto ditë të ftohta. Ndërsa sot është regjistruar i vdekur në Lunxhëri.
Sipas njoftimit të policisë, në orën 09:40 në fshatin Kakoz, Njësia Administrative Lunxhëri, në banesë është gjetur i pajetë shtetasi P.L, rreth 55 vjeç, si dhe është gjetur në gjendje të rëndë shtetasi A.L, rreth 75 vjeç, i cili u transportua për në Spitalin e Gjirokastrës.
Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, për zbardhjen e shkakqeve të ngjarjes