Ngjarje e rëndë, qëllohet me sopatë në bark një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj. Një 47-vjeçar ka qëlluar me sopatë një të ri 25-vjeçar për konflikte pronëse. Sipas policisë i riu është goditur në pjesën e barkut. Më poshtë informacioni paraprak i dhënë nga policia.

“Sot në datë 11.05.2017, rreth orës 12:00, njoftohemi se në fshatin Zhulaj, Njësia administrative “Qersarat”,  Bashkia Memaliaj, shtetasi Bujar Alija, 47 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, për motive pronësia, ka goditur me mjet të mprehtë (sopate) në pjesën e  barkut shtetasin A.R, 25 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, i cili u transportua për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokstër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Nga ana e Polocisë u bë  kapja e autorit dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore.