Ngjarje tragjike në Kakavijë, autoambulanca përplas për vdekje fëmijën 10 vjeç, irritohen emigrantët (FOTO)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kakavijë, ku një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë duke pritur në radhë. Mesohet se autoambulanca ka qenë me shpejtësi dhe dyshohet se fëmija i ka prerë rrugën. Nga të dhënat e para, bëhet me dije se i mituri ishte nga Lezha dhe po priste radhën për të kaluar në kufi. Policia e Shtetit konfirmon ngjarjen përmes një njoftimi paraprak.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.