Ngjarjet kriminale, policia nis kontrollet në të gjitha qarqet. 3 postblloqe në Gjirokastër

Lazarat policiaPas ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve të shumta gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2016 që shënuan mbi 10 viktima, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash, ku do kryhen kontrolle në të gjitha qarqet e vendit për kapjen e personave në kërkim.

Aksioni që do vijojë 5 ditë rrjesht ka në fokus kontrollet kryesisht nëpër lokale si dhe automjetet me xhama të zinj, ndërsa në të gjitha akset kryesore janë ngritur postblloqe. Në Tiranë janë ngritur 15 postblloqe, ndërsa nga kontrollet e kryera për kapjen e personave në kërkim, policia e Durrësit ka shoqëruar deri tani 10 persona.

Po ashtu edhe në Gjirokastër, policia ka ngritur 3 postblloqe në Lazart, Luftinjë dhe në Këlcyrë.