Ngrijnë kalldrëmet e Gjirokastrës, kujdes nga rrëshqitjet

Prania e akullit dhe ngricave në shumë pika të segmenteve të brendshme rrugore të qytetit të Gjirokastrës e ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe banorëve.

Rrjedhja e ujërave ka krijuar probleme jo vetëm në pjesën e sipërme të qytetit, por edhe në lagjet e poshtme duke krijuar shtresa akulli, që përbëjnë një rrezik për këëmbësorët dhe automjetet.

Drejtoria e Ujësjellësit në Gjirokastër u bën thirrje qytetarëve të mos lënë depozitat hapur, si dhe të marrin masat për të rregulluar linjat ujit që kanë rrjedhje.

Nga ana tjetër mjekët thonë se kryesisht personat e moshës së tretë duhet të kenë kujdes me lëvizjet në rrugët ku ka prani akulli. Një ditë më parë një 62-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit nga tarraca e pallatit, ku ishte ngjitur për të rregulluar depozitën e ujit.