“Ngrin” Libohova, probleme në furnizimin me ujë, dëmtohen pompat e ujësjellësit
Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë shkaktuar probleme në furnizimin me ujë në Libohovë.
Disa pjesë të rrjetit kryesor të ujësjellësit kanë ngrirë. Situata është më problematike në lagjen “Hoxhallarë”, ku pothuajse është i ngrirë i gjithë rrjeti i tubacioneve.
Edhe në lagje të tjera ka vështirësi, sidomos për familjet që kanë linja uji të veçanta, si dhe për ata që furnizohen përmes depozitave. Këto të fundit në shumë raste kanë ngrirë apo janë dëmtuar.
Raportohen defekte edhe në pompat që furnizojnë me ujë depot në lagjet e sipërme të qytetit.
Duket se ndërhyrja është e pamundur për momentin, pasi temperaturat e ulëta do të vazhdojnë. Sipas sinoptikanëve ky mot i keq do të na shoqërojë të paktën deri në fund të këtij muaji.
|Libohova Online|