Ngrin Shqipëria, akull pas dëborës, mijëra banorë pa energji elektrike

???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????Në qarkun e Dibrës është përkeqësuar situata prej motit të keq jane pa energji 40 përqind e kominave elektike prej 4 ditësh ne temp minus 17 grade sipas krereve të komunave Trebisht, Hostren, Selisht, Lurë, Kalaja e Dodës dhe Fushe-Aliajs, rrugët rurale nuk funksionojnëe më, problem janë dy fshatrat e thellë te komunës Zercan ku 150 banorët të Ternovës se madhe dhe Ternoves se vogël, prej 5 ditësh nuk komunikonjë fare me komunën pasi nuk kanë bateri ne telefonat celularë.

Nderkohë qyeti i Bulqizës është pushtuar nga akulli madje si pasojë e kesaj të fundit një banor rreth 40 vjeç ka rrëshqitur dhe ndodhet në spital pasi ka pësuar dëmtime në kokë.

Ndërkohë në qarkun e Korçës me mijëra banorë po qëndrojnë në errësirë për shkak të dëmtimit te linjave elektrike nga moti i keq. Mungon energjia elektrike ne komunen Voskopojes, Vithkuq e në tre fshatra në Mokër dhe në një fshat me 2500 banorë ne Leshnicë të Pogradecit. Banorët e revoltuar paralajmërojnë protesta, temperaturat e ulëta që shkojnë në minus 13 gradë na e kanë vështirësuar shumë jetesën thonë ata , që këto ditë nuk kanë parë askënd të interesohet për gjendjen e tyre.

Sakaq ne Qafe Thane rruga ka qene e bllokuar për 30 min nga bora . Kritike është gjendja edhe në Qafen e Qarrit ne Ersekë, rrugët e Voskopojes, Dardhes dhe Vithkuqit deri në qendër ku me vështirësi kalohet me zinxhir. Mbeten të izoluara Lekasi, Janci, Panariti dhe Malesia e Devollit ku bora shkon më shumë se 60 cm trashësi.

Prej pasdites në doganën e Qafe Thanës nuk lejohen kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Maqedonisë, njoftimi i dhënë nga policia e shtetit merr shkas nga trashësia e borës në tokën maqedonese çka e bën të pamundur lëvizjen . Akulli dhe bora kanë bërë që kamionet dhe manunet të bllokohen pa afat deri në përmirësimin e motit, temparaturat janë minus 13 gradë Celsius ndërsa nëqytetin e Korçës shkojnë minus 10 gradë Celsius.

Ne qarkun e Kukësist ndërsa bora është ndërprerë ngricat kanë mbërthyer cdo pjesë të Kukëksit, Hasit dheTtropojes, ndërprerja e reshjeve është shoqëruar me era të forta dhe ngrica, që ndikojnë negativisht në rrugë.

Sipas Shtabit të Emergjences janë hapur rrugët që lidhin qendrat e komunave Malzi, Kolsh, Bicaj, Bushtricë, Tërthor, Shtiqan, Shishatvec, Gryke- çaj, Ujmisht, Topojan , Zapot, Kalis, Surroi.

Ndërsa nuk është hapur rruga për në qendrën e komunës Arrën ku trashësia shkon deri në një metër.

Ndërkohë në rrtehet Has dhe Tropojë rrugët janë të hapur për në qendër të komunave ndërkohë që po ndiqet në vazhdimesi hapja e rrugëve komunale që lidh fshatrat me komunat.

Situata në rrugët e brendshme në tre bashkitë e qarkut Has, Krume e Bajram Curri, këto rrugë nuk janë hapur si duhet me boërpastruese dhe nuk është hedhur kripë në pjesën kryesore të tyre.

Në qarkun e Elbasani, aksi Librazhd – Sebleve është i bllokuar dhe po hidhet kripër në rrugë, në aksin Elbasan – Gjinar ka prani ngricash në rrugë, qarkullohet vetëm me zinxhirë. Policia e Elbasanit i bën thirrje mjeteve që të lëvizin me goma dimërore në të kundërt do të kthen mbrapsht.

Situatë të ngajshme ka edhe qarkui Shkodrës pasi të gjitha akset nacionale që të cojnë në Mal të Zi, Malesi të Madhe dhe Pukës janë me akull dhe rekomandohet vetëm qarkullimi i mjeteve që kanë zinxhir./ora news