Ngrin Shqipëria, sonte pritet mot i acartë

80075300_80086300Moti i acartë do të mbërthejë Shqipërinë prej mbrëmjes së sotme. Temperaturat do të jenë disa gradë nën zero thonë sinoptikanët. Madje edhe në Shqipërinë e mesme do të regjistrohen vlera nga -3 në -7 gradë celcius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të arrijnë deri në -13 apo -15 gradë celcius.

Ky mot do të vazhdojë deri në fundjavë, kur do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa javën e ardhshme priten sërish temperatura të ulëta. Në shumë zona të vendit ka mungesë energjie dhe rrugë të bllokuara. Situata do të rëndohet edhe më pas mbrëmjes së sotme, ndërsa autoritetet thonë se janë në gadishmëri.