Nis aksioni për prerjen e lidhjeve të dyfishta të ujit në fshatin Bulo

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm vazhdon të jetë problematike në Bashkinë Libohovë dhe veçanërisht në disa fshatra.

Përveç rrjetit të amortizuar të shpërndarjes dhe uljes së prurjeve në burime gjatë muajve të verës, shqetësim më vete janë edhe lidhjet e dyfishta.

Administratori i Njësisë Qendër Libohovë, Gazmend Çulla dhe drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Aldi Sinani, kanë zhvilluar sonte në mbrëmje një takim me kryepleqësinë dhe banorë të fshatit Bulo, ku kanë diskutuar për problemin e furnizimit me ujë. Në disa prej lagjeve të fshatit furnizimi është i paktë, ndërsa është ngritur edhe shqetësimi i lidhjeve të dyfishta.

Pritet që gjatë ditës së nesërme të ketë një aksion për ndërprerjen e këtyre lidhjeve, nën prezencën edhe të policisë bashkiake.

Çështja e ujësjellësit është ngritur si shqetësim nga kryebashkiakja Luiza Mandi edhe te kryeministri Edi Rama, gjatë një darke pune që ai zhvilloi në Dropull rreth një muaj më parë, me deputetë dhe drejtues të tjerë të PS-së. Mësohet se Rama ka premtuar mbështetje për zgjidhjen e këtij problemi.

/Libohova Online/