Nis në Gjirokastër faza e rekrutimit, Forcat e Armatosura kërkojnë ushtarë të rinj

Në Gjirokastër ka nisur sot faza e regjistrimit për rekrutimin e ushtarëve dhe detarëve të rinj për Forcat e Armatosura Shqiptare. Disa automjete të Forcave të Armatosura dhe ushtarë ishin që herët në mëngjes në Sheshin e Cercizit. Përfaqësues të FA shpjeguan për të interesuarit mundësitë që krijohen nëse ata iu bashkohen ushtrisë së shtetit shqiptar. Kjo fushatë komunikimi dhe rekrutimi do të shtrihet në të gjithë vendin. Vendet vakante janë 312 vetë.

©Libohova Online