Nis numërimi i votave edhe në Libohovë

Ka nisur numërimi i votave edhe në KZAZ-në e Libohovës.  Pritet të numërohen 9 qendra votimi. Krahasuar me 2017 në Libohovë ka rreth 400 votues më pak për shkak sepse nuk ka pjesëmarrja nga emigrantët që vijnë nga Greqia. Ndërkohë numërimi ka nisur në Memaliaj e Tepelenë. Nga numërimi i 3 kutive të para të numërimit në Memaliaj, PS kryeson me gati dyfishin e votave krahasuar me opozitën. Objektivi i socialistëve në këto zgjedhje është të fitojnë 3 mandate deputetësh