Nis procesi i votimit në qarkun Gjirokastër, Policia: S’ka probleme!

Ka nisur procesi zgjedhor në qarkun e Gjirokastrës. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 sipas parashikimit të Kodit Zgjedhor.

Policia e Gjirokastrës njofton se janë dorëzuar të gjitha qendrat e votimit 100% pa probleme.

Qarku Gjirokastër dërgon në Parlament 5 deputetë. Lista e PS kryesohet nga Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Flamur Golemi.

Ndërsa lista e PD-së kryesohet nga Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka. Nga ana tjetër është LSI-ja me Vangjel Tavon e Ediola Brahan.