Nis vaksinimi i të moshuarve mbi 90 vjeç në Gjirokastër

Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në qytetin e Gjirokastrës. Bëhet me dije se sot do të vaksinohen persona mbi 90-vjeç. Mësohet se sot në Gjirokastër 70 persona mbi moshën 90-vjeç do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer. Deri më tani rreth 15 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit në të gjithë vendin dhe janë më të sigurt.