Nishani dekoron efektivin e RENEA-s që u vra në Lazarat

nishaaaaniiiiiii-700x411Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë sot Dekoratën e Artë të Shqiponjës, Ibrahim Bashës, oficerit të RENEA­-s që u vra në Lazarat pak muaj më parë gjatë operacionit anti­ kanabis. Në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, kreu i shtetit u shpreh se drejtësia duhet të ndëshkojë autorët e vrasjes së Bashës si dhe institucionet duhet të marrin masa për të krijuar një jetesë normale për familjarët e efektivëve të Policisë.

“Si President i Republikës, ju garantoj se nuk do të rresht asnjë moment së kërkuari nga organet ligjzbatuese dhe ato gjyqësore që drejtësia për Ibrahimin të bëhet, e plotë dhe fajtorët të marrin dënimin që meritojnë! Që drejtësia të punojë dhe zëri i saj të dëgjohet fort në mbështetje të organeve ligjzbatuese që ndeshen çdo moment me krimin e organizuar! Si Kreu i Shtetit do të vijoj të kërkoj vëmendjen maksimale të organeve shtetërore për krijimin dhe funksionimin e instrumentave të nevojshme që garantojnë një jetesë normale për vetë efektivët e policisë, për familjet e tyre që jo rrallë janë ndeshur me fatin e keq të ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre dhe jo rrallë nuk kanë mundur të gëzojnë kushtet e duhura lehtësuese për fëmijët dhe familjarët e të rënëve në krye të detyrës!” – vuri në dukje Presidenti.

Ibrahim Basha mori Dekoratën e Artë të Shqiponjës me motivacionin “për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!