Nishani gjen shkakun e humbjes së PD-së në Libohovë: Ligji i ndarjes territoriale ishte karikaturë

Ish-presidenti Bujar Nishani kishte bërë sot një shkrim për aktualitetin në vend. Ndër të tjera ai fliste edhe ligjin e ndarjes territoriale, të cilin e cilëson si një ligj karikaturë. Këtu Nishani përmend edhe Bashkinë Libohovë si një prej njësive më të vogla në vend,  që u fitua nga PS-ja. Ish-presidenti shprehet i habitur për atë rezultat dhe thotë se ndarja ishte qëllimisht e tillë që të fitonte shumicën PS-ja duke penalizuar PD-në. Ja çfarë shkruan ai.

“Karikatura e zgjedhjeve për pushtetin lokal nisi me ligjin e njēanshëm dhe totalisht partiak të ndarjes së re territorjale.  Koha tregoj që ajo vetëm reformë nuk ishte. Qasje drejt monizmit po ! Vetëm me një shikim të shpejtë konstaton se njësitë administrative më të vogla (duke marrë ato me më pak se 20 000 votues) të fituara nga PS janë 12 (dymbëdhjetë) bashki, ndërsa të fituara nga PD janë vetëm 2 (dy). I tillë ishte dizenjimi i tyre.  Ai vijonte partizançe dhe më tej. Zona me e vogel e fituar nga PS ishte me 5 700 votues (Libohova), ndërsa ajo më e vogël e fituar nga PD me 15 500 votues (Klos). Abuzimi nuk ndalej as këtu.  Një kryetar bashkie edhe pse mund të fitonte me fare pak vota emëronte njëanshmërisht të gjithë drejtuesit e njësive që deri më parē zgjidheshin nga qytetarët. Këta caktojnë kryepleqtë, ata të tjerët e kështu vendosej kontrolli i plotë mbi çdo familje e qytetar.  Në funksion të votave normalisht. Më karikaturë se kaq nuk ka se ku të gjesh model tjetër ligji. Por dukshëm që edhe të gjitha këto nuk po mjaftojnë për të kapur zgjedhjet e rradhës, ndaj investimi i pushtetit tashmë është drejtuar tek asgjesimi i opozitës”, shprehet ish-presidenti i republikës, Bujar Nishani.