Nishani në Gjirokastër: Resurset e Shqipërisë nuk shfrytëzohen për rritjen ekonomike

Presidenti i Republikës ishte në Gjirokastër, ku gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë të Universitetit “Eqerem Çabej” vuri në duke fenomenin e korrupsionit. Bujar Nishani theksoi se vendi ynë ka shumë resurse që nuk shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik, pikërisht për shkak të burokracive dhe korrupsionit.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani gjatë bashkëbisedimit me pedagogë dhe studentë ngriti shqetësimin se resurset e Shqipërisë nuk shfrytëzohen si duhet për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit.

Nga Gjirokastra, kreu i shtetit bëri një karahasim të Shqipërisë me vendet e rajonit.

Gjatë vizitës në qytetin e gurtë, presidenti Nishani dekoroi 8 personalitete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme, si regjisor, artistë, inxhinier, në shenjë mirënjohje për përpjekjet e bëra në sektorët e tyre.