Nisma “Pune te Mbare”, Veliaj takohet me biznesin fason ne Gjirokaster

Erjon-VeliajMe moton “Pune te Mbare”, ministri Veliaj ka nisur nga Gjirokastra turin kombetar ne mbeshtetje te vendeve te reja te punes. Ai u ndal ne nje biznes fason te administruar prej zonjes Lira Xarba, biznes i cili ishte mbyllur se fundmi pas veshtiresive likujduese, por qe u rihap serish pas perfshirjes ne programet ndihmese te qeverise per kete sektor.

Sipas tij jane hapur 3 mije vende te reja pune ne kete sektor, nderkohe qe ne muajin shtator biznesi fason do te kete nje tjeter pakete ndihmese prej 5 milione dollaresh. Veliaj nder te tjera tha se Shqiperia eshte nje nga vendet me kompetitive ne rajon sa i perket industrise fason, teksa theksoi mbeshtetjen e qeverise per kete sektor. Ne Gjirokaster jane 12 firma qe punojne me material porosites.

Libohova Online