Një biznesmen dhe dy elektriçistë të arrestuar në Gjirokastër. Inxhinieri ndiqet në gjendje të lirë

ElektricistDy elektricistë dhe një pronar biznesi janë arrestuar ndërsa një Inxhinier i OSHEE ndiqet në gjendje të lirë në qytetin e Gjirokastrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të operacionit “Hajdutët e Energjisë Elektrike”, në pranga ka rënë 55 vjeçari Ilirjan Zenelaj dhe 59 vjeçari Shqptim Grabovaj, të dy me profesion elektricist.

Krahas tyre u procedua penalisht në gjendje të lirë A.Z, vjeç 25, me detyrë Inxhinier pranë OSHEE dega Gjirokastër. I ndaluari dhe të arrestuarit kanë lidhur pa urdhër pune dhe pa kontratë një linjë elektrike që furnizonte me energji elektrike një dyqan në lagjen SMT.

Njëkohësisht në Gjirokastër u arrestua në flagrancë 54 vjeçari D. Koçiu, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e punonjësve të OSHEE, në biznesin e tij privat kanë konstatuar se matësi i energjisë elektrike, kishte ndërhyrje dhe ky biznes furnizohej me tre faza, matësi regjistronte dy faza