Një guidë e frikshme, ja çfarë e pret botën gjatë vitit 2016
Agjencia e lajmeve Bloomberg ka dhënë një pasqyrë të frikshme të asaj që mund të na presë gjatë vitit 2016-të. Në ‘një guidë pesimiste të vitit 2016-të’ Bloomberg ka listuar parashikimet e diplomatëve, strategëve gjeo-politikë, konsulentëve të sigurisë apo ekonomistëve, të cilët bazuar në ngjarjet e aktualitetit kanë identifikuar skenaret më të këqija të mundshme.
Sipas tyre, do të rriten në mënyrë drastike çmimet e naftës në treg (deri në 100 dollarë një fuçi), pasi Shteti Islamik do të shkatërrojë puset e naftës në Lindjen e Mesme. Angela Merkel do të detyrohet të japë dorëheqjen, duke e lënë në kaos Bashkimin Europian.
Vlera e dollarit do të bjerë ndjeshëm pasi hakerat rusë dhe iranianë do të organizojnë sulme kibernetike ndaj bankave amerikane, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian.
Ekonomia në Kinë do të bjerë ndjeshëm dhe në fund për të përmbyllur, si ‘më e keqja e të këqijave’, Donald Trump zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.