Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjirokastër, djemtë e policit qëllojnë nipat e gruas së Dasho Alikos

tmp_5939-policia-51076678767Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër. Dy djemtë e një oficeri policie në këtë qytet kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të rinjve të tjerë, ku si pasojë njëri ka humbur jetën e një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz, ku fillimisht të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

I riu që ka humbur jetën, dhe personi tjetër i plagosur, mësohet se janë nipat e gruas së Dasho Alikos, ish-kryetarit të komunës së Lazaratit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes./Bw