Një libër për jetën e Ibrahim Bashës, efektivi i RENEA-s që u vra në Lazarat

Për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Bashën, i cili u vra në vitin 2015 në Lazarat, tashmë ka edhe një libër.

I titulluar ‘Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie’, libri flet për jetën e tij dhe punën si efektiv policie. Të pranishëm në aktivitetin e promovimin të librit ishin edhe familjarët e të ndjerit, të cilët nuk i kanë përmbajtur lotët teksa flitej për jetën e tij.

Sipas Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, vdekja e Ibrahim Bashës ka qenë një humbje e madhe për të gjithë efektivët. Çako vuri theksin tek kontributi që ka dhënë dëshmori Ibrahim Basha. Efektivi i RENENA-s u vra pas një sulmi që iu bë policisë në Lazarat. Ai u qëllua me një plumb në kokë, ndërkohë që autorët u arrestuan më pas.

Pas vrasjes së tij, motra dhe vëllai vendosën që të ndiqnin rrugën e Ibrahimit, duke ju bashkuar shkollës së policisë. Ibrahim Kodra është shpallur dëshmor i atdheut.