Një tjetër polic nuk korruptohet me 500 lekë, arrestohet taksixhiu
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër , bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Petraq Bregaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u arrestua pasi:
Në Rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit. Në momentin e ndalimit shtetasi i mësipërm i ka ofruar një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar proçedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.