Njihuni me tregtarin nga Libohova që importonte ilaçe në vitet ’40
Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve. Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj.
Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve. Sa i përket Gjirokastrës lista e tregtarëve që importonin në vitin 1940 është si më poshtë:
Mino Mezini-Import pijesh dhe ushqimesh
Pandeli Papamihali-Import aksesorësh dhe aparatesh radio
Vëllazëria Theohari-Import orësh dhe argjendarie
Në Libohovë ishte tregtari Mahmut Toto që importonte ilace. Ndërsa në Përmet ishte tregtari Irakli Saqellari, i cili importonte gjithashtu ilace.
Lista e kompanive që eksportonin në rajonin Delvinë-Gjirokastër ishte si më poshtë:
Veli Malile& Shoqëria– Ullinj e vaj ulliri
Aleks Talo-Produkte bulmeti
Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.