Njihuni me”çamen” nga Dibra që garon për deputete në Gjirokastër

Edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dorëzuar pesë kandidatë për deputetë për qarkun Gjirokastër.

Lista kryesohet nga një femër. Ajo quhet Lueda Sina dhe sipas CV-së së depozituar në KQZ mësohet se ka lindur në Dibër.

Është diplomuar për Ekonomi dhe Gjuhë Letërsi në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Sa i përket përvojës së punës thotë se punon si specialiste finance tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër.

Duke iu referuar formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin, Lueda Sina rezulton e padënuar më par.

Më poshtë CV-ja dhe formulari i vetëdeklarimit.

/ArgjiroLajm.net/