Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës Amerikane për lotarinë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë sqaroi këtë të premte se jo të gjithë fituesit e lotarisë amerikane mund të përfitojnë një vizë.

Shkak është shkolla që ka kryer fituesi.

Sipas një njoftimi të selisë diplomatike duhet të bëni kujdes pasi nëse keni mbaruar shkollën e mesme me part time nuk kualifikoheni për vizë.

“Ju uroj një të premte plot diell! Keni aplikuar për programin e Lotarisë? Keni rezultuar i përzgjedhur? Vizitoni faqen tonë të internetit:https://go.usa.gov/xNmVn për këshilla, udhëzime dhe pyetje të shtruara shpesh. Përpara se të aplikoni për vizë, sigurohuni që të kontrolloni kriteret kualifkuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës – jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen! Mirëpres pyetjet tuaja!”, – bën me dije ambasada.