Njoftoni Tritan Shehun, ka nisur heshtja elektorale

Ndonëse prej mbrëmë në mesnatë ka nisur heshtja zgjedhore dhe sipas Kodit Zgjedhor ndalohet fushata apo materialet propagandistike, kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, Tritan Shehu vazhdon të postojë në faqen e tij në Facebook foto nga takimet elektorale.

“Dje ne disa takime entuziaste, per te mbyllur fushten ne Gjirokaster me te rinjte e mrekullueshem te saj. Urime, faleminderit dhe fitore!”, shkruan Shehu teksa publikon foto nga eventi electoral.