Normalizohet gjendja në rrugët e Qarkut Gjirokastër, tregoni kujdes gjatë mbrëmjes

6359112483_b3626fe7b6_bAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. 

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Situata paraqitet e ndryshuar, nga ajo e ditës së djeshme.

Ne Qarkun Gjirokaster raportohet se nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset rrugore. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.