‘Nuk do të qëndrojmë spektatorë. Grek ose vdekje!’ 5 ditë më parë ekstremisti që po terrorizon Dropullin paralajmëroi sulmin

Ekstremisti grek Kostandinos Kaçifas që ka qëlluar me armë Policinë e Gjirokastrës teksa në Bularat po zhvillohej ceremonia për festën e Greqisë, e ka paralajmëruar sulmin. Në një postim në faqen e tij në Facebook në 23 tetor, ai bën thirrje për reagim nga grekët e të ashtuquajturit Vorio Epir.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruan Kostandinos Kaçifa në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tiranë. Vijon puna për kapjen e tij.