Nuk i ndalon policisë dhe arratiset, në makinë i gjenden 10 kg hashash

tmp_25636-droge27873473995Një i ri i cili transportonte drogë me makinë, ka mundur t’i arratiset punonjësve të policisë, pas shenjës që këta të fundit i kanë bërë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 23:30 ,të mbrëmjes së djeshme, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë, 32-vjeçarit, A.T., banues në Tiranë që të ndalonte, por ai është larguar me mjetin tip “Mazda”, me targa AA 002 LJ, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Menjëherë Policia është vënë në ndjekje të automjetit, por ky shtetas ka braktisur automjetin në lagjen nr 4 të qytetit Memaliaj. Pas kontrollit të ushtruar, në bagazh të tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10.3 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim të riun dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.