Nuk mbahet mend hera e fundit kur ka pasur kaq shumë dëborë në Libohovë. E keqja s’ka kaluar, situatë emergjente edhe për 24 orët e ardhshme (FOTO)

Njësoj si gjithë qarku Gjirokastër edhe Libohova është zbardhur nga dëbora. Reshje të tilla bore nuk janë regjistruar prej shumë vitesh. Trashësia arrin në rreth 30 centimetra. Ndërsa në fshatra malorë të Zagorisë shkon në rreth 50 centimetra. Ministria e Mbrojtjes bëri më dije se nuk ka situatë emergjente për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë zonat malore në Rajonin e Gjirokastrës, si në fshatrat e Tepelenës dhe Përmetit janë bllokuar. Për fat të mirë furnizimi me energji elektrike ka qenë pa probleme, me ndonjë përjashtim të vogël kur ka patur ndërprerje. Ministrja e Mbrotjes Olta Xhacka ka bërë apel që të evitohen daljet e panevojshme nga shtëpia edhe për të paktën 24 orët e ardhshme, kur pritet që moti të jetë po njësoj.

©Libohova Online