Nuk paguanin dritat, 30 familjeve në Lazarat u ndërpritet energjia elektrike

cez30 familjeve në fshatin Lazarat u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, gjatë ditës së djeshme, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të konsumit, për periudha të ndryshme kohore.

Drejtori I OSHE Gjirokastër Andi Shkurta tha se detyrimet e debitorëve në këtë fshat arrijnë vlera të konsiderueshme financiare.  Sipas të dhënave nga OSHE Gjirokastër për periudhën korrik – gusht janë arkëtuar 100 milion lekë të vjetra vetëm në fshatin Lazarat, nga debia e akumuluar në vite.

Paralelisht, aksioni i task – force është përqendruar edhe në prerjen e lidhjeve të paligjshme, që vetëm gjatë ditës së djeshme, ka shkuar në 16 lidhje.

Shkurtaj tha se në vijim puna do të përqendrohet në vjeljen e vlerës financiare të faturave të pashlyera, prerjen e linjave të furnizimit të lidhura privatisht, si dhe kontrollin e verifikimin e aparateve matës aty ku dyshohet për abuzime.

Gjatë muajve të fundit OSHE Gjirokastër ka intensifikuar punën në terren, ndërsa mësohet se humbjet në rrjet kanë pësuar rënie nga 57.8 % në 28.04%.

Ndërkohë, drejtori Shkurta bën  me dije se OSHE nuk ofron shërbim për debitorët. Rasti më i fundit është ai i një lagjeje në fshatin Lazarat e cila rezulton 100% debitore dhe prej 12 ditësh janë pa energji elektrike, informon Ora News.

Në rrethin Gjirokastër gjatë muajve gusht – shtator janë ndërprerë 80 lidhje të paligjshme dhe ndërprerë energjinë 514 debitorëve në rrethin Gjirokastër prej të cilëve 455 debitorë familjarë dhe 59 biznese.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!