Nuk soset hashashi, zbulohen 1250 rrënjë në Fushëbardhë

policePolicia asgjëson 1250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva

Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan dhe asgjësuan rreth 1250 bimë narkotike
Cannabis Sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Piksit” , në afërsi të fshatit Fushbardhë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.