Nxënësit nga Belgjika kontribuojnë për kopshtin e Libohovës (FOTO)
April 6, 2018
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2018/04/30264867_2048832092040167_3575322512817741474_n.jpg)
Një grup nxënësish nga Belgjika ishin së fundi në Libohovë, ku qëndruan për disa ditë në kuadër të programeve të shkëmbimit kulturor dhe vullnetarizmit. Ata kontribuan në kopshtin e Libohovës, duke kryer disa ndërhyrje rikonstruktutuese dhe piktura të ndryshme. Ky është grupi i dytë i të rinjve të huaj që organizata ‘Experiment Albania’ sjell në Libohovë. Verën e kaluar ishte një grup me nxënës amerikanë. Pritet që edhe gjatë kësaj vere të ketë grupe të tjera.
©Libohova Online