Nxënësit sulmojnë shkollën 9-vjeçare në Lazarat, dëmtohet baza materiale

shkolla lazaratShkolla 9-vjecare në fshatin Lazarat, është dhunuar përgjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Ka qenë sanitarja që konstatoi dëmtimin e godinës dy katëshe e cila ndodhet në pjesën e poshtme të Lazaratit.

Kanë qenë tre klasa, magazina, si dhe laboratori i Informatikës më të dëmtuarat, cka ka bërë që  për ditën e sotme procesi mësimor, të mos zhvillohet për nxënësit e ciklit fillor dhe 9-vjecar.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, autorët mendohet të kenë qenë fëmijë frekuentues të kësaj shkolle.

Ata kanë thyer xhamin e dritares së një klase në katin e parë dhe më pas kanë hyrë në ambjentet e brendshme të mësimit. Pasi dëmtuan bazën materiale ata hapën edhe cezmat e ujit duke përmbytur disa nga klasat. 

Qëllimi i tyre, ka qenë dëmtimi sa më shumë i bazës mësimore dhe materiale, si dhe i godinës shkollore. Kjo është hera e dytë që kjo shkollë dëmtohet. Fillimisht u sulmua në vitin 2010, ku përvec bazëz materiale u shkatërruan edhe të dhënat në regjistrat shkollorë.

shkolla ishkollakshkoolla 6