‘O Zamira, po pse moj si Flamur Bimja do bëhesh ti…’, banorët e pallatit përplasen me kryebashkiaken (VIDEO)

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ishte sot pasdite në një takim me banorët e pallatit që rrezikon shembjen në lagjen ‘Punëtore’. Ajo u komunikoi atyre raportin e Shërbimit Gjeologjik, i cili ka lënë disa rekomandime për të marrë masa sigurie me mure përforcuese rreth objektit.

Rami kërkoi që avakuimi të vazhdojë siç thuhet në raport, ndërsa qeveria tha ajo, duhe ta shpallë këtë zonë ‘emergjencë civile’. Ndonëse kërkoi mirëkuptim nga banorët, në fund ajo e humbi qetësinë. Me arrogancë dhe indiferentizm u largua nga banorët, ndonëse këta të fundit donin më shumë shpjegime prej saj. ArgjiroLajm.net sjell më poshtë një video që s’ka shumë nevojë për koment.

©ArgjiroLajm.net