Objekt i legalizuar në kalanë e Tepelenës, kryeministri e denoncon në Facebook

tpKreu i qeverise, Edi Rama denoncon legalizmin dhe hipotekimin sipas tij te paligjshem te nje objketi ne muret e Kalase se Tepelenes. Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Rama shkruan se legalizimi mban firmen e qeverise se shkuar. 

” Ja dhe nje objekt i trashegimise historike te PD legalizuar e hipotekuar ne muret e Kalase se Tepelenes korrik 2013!”- shkruan Rama, duke i bashkengjitur foton e objketit dhe dokumentin e legalizimit te tij. 

Sipas Rames, kalaja e famshme e Ali Pashës në Tepelenë, xhevahir trashëgimie kulturore eshte veshur deri në brez me ndërtime të shëmtuara abuzive, qenefe publike, depo uji të papërdorura, kabina elektrike, ferra e mbeturina.

“Një pasuri e madhe historike e turistike e një qyteti të vogël që po rilind pas kaq shumë vitesh braktisje e rrënimi nën pushtetin e atyre që kombin e duan për propagandë, historinë për përçarje, popullin për mish për topat elektorale!”- shkruan ai.