“OMONIA”, e kenaqur me Dropullin, por jo me Himaren

images(2)Nuk ka probleme per Dropullin, i cili me ndarjen e re administrative krijon nje bashki te vetme se bashku me Pogonin, por pika e dobet eshte Himara. Ishte parashikuar ne fakt qe prej fillimit dicka e tille. Behet fjale per organizaten “OMONIA” dhe PBDNJ, dy subjekte keto qe perfaqesojne minoritetin grek ne Shqiperi.

Kreu i Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, “OMONIA” Vasil Bollano dhe kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) Vangjel Dule janë takuar ditën e sotme në Himarë për të diskutuar lidhur me çështjen e reformës territoriale. Bollano ka theksuar se OMONIA mbështet variantin e peste për ndarjen territoriale. Ndërsa Dule theksoi se PBDNJ mbështet reformën në qoftë se kjo e fundit është me perspektivë. Ai theksoi se problem kryesor mbetet Himara. “Ditët e fundit kanë lindur shumë probleme me reformën. Problemi ynë kryesor ka qenë Himara. Falënderoj përfaqësuesen e OSBE. Ky takim është ndër më të sinqertit dhe më të hapurit. Mesazhet e takimit të parë u deformuan nga media. PBDNJ mbështet reformën, të jetë me perspektive. Reforma duhet t’i përgjigjet sfidave të integrimit”- ka deklaruar Dule.

Kreu i PBDNJ-së ka theksuar edhe një herë se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga parimet e Bashkimit Evropian, dhe se PBDNJ kërkon që reforma të ketë në thelb respektimin e minoriteteve. “ Vranishti me Himarën bashkë nuk i shërben asnjërës. Në Himarë ka minoritet dhe duhet respektuar”- deklaroi Dule.